70 përqind e të rinjve shqiptarë nën moshën 30 vjeç dëshirojnë të largohen sepse kanë humbur shpresën për një jetë të mirë në vendin e tyre. Por kush janë ata 30 përqind që qëndrojnë? Shtatë histori të njerëzve që kanë gjetur një arsye të mirë për të qëndruar.
E gjen në ‘getot e qytetit’. Ç’bën Genti Cela për të ndihmuar të varfrit, duke mos thënë kurrë ‘ky vend nuk bëhet!’. Jeta e një të riu në kërkim të ‘më varfërve’
2.5 orë rrugë deri në Bishnicë. Për te Valbona Balla, punonjëse sociale, nënë, misionare shprese. Ajo mbikqyr konviktin ku mblidhen fëmijët e varfër të maleve të Juglindjes
Xheni Karaj, kur ishte 17, iu rrëfye një shoku. E shpalli homoseksualitetin e vet, në TV, 10 vjet më pas. Tani lufton që të ngjashmit e saj të mos diskriminohen. Në Shqipëri, aspak e lehtë
Aleksandër Filipi është 33 vjeç dhe ka një mision: Të kthejë liqenin e Pogradecit në ‘moshën e pafajësisë”. E di zgjidhjen: Ndërgjegjësim dhe mirëmenaxhim të mjedisit
Profesioni: Jurist. Pasioni: Politika. Ideja: ‘Një urë‘ mes Pogradecit dhe Tiranës. Si kreu i FRPD ka plane për të ardhmen: Largimi nuk është një prej tyre. Quhet Erdion Macolli
Ersol Caco drejton një kantinë vere në kodrat e Pogradecit. Pas mbarimit të shkollës në Tiranë, ai u kthye te ‘’rrënjët’. Eshtë 27 vjeç, por tradita është e vjetër dhe e fortë
Orion Laze e di përmendësh liqenin. E ka nisur peshkimin që 6 vjeç, me të atin. 30 vjeçari thotë se peshkimin nuk do ta ndërronte me asgjë. Për këtë ka zgjedhur të qëndrojë