Parathënie

30 përqind është një shifër që të rrëqeth mishin: Vetëm 30 përqind e të rinjve shqiptarë duan të qëndrojnë në vendin e tyre. E shprehur ndryshe, shifra të frikëson më shumë. 70 për qind e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi i tyre. Larg, sepse ata duan të shpresojnë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë diku tjetër.

Shqipëria ka një nga popullatat më të reja në Europë. Një e katërta e shqiptarëve janë nën moshën 30 vjeç. Ndëkohë që në Gjermani demografia e përmbysur ngre probleme, në Shqipëri ndodh e kundërta. Ka shumë pak punë për shumë të rinj. Varfëria, papunësia, përjashtimi social dhe korrupsioni janë arsyet kryesore pse kaq shumë të rinj shqiptarë shikojnë kaq të pashpresë drejt së ardhmes.

Por e ardhmja nuk është aq gri sa këto shifra. Sepse janë ende 30 përqind. Ata që duan të qëndrojnë në atdheun e tyre. Ky dosier flet për modelet, të marra nga pikërisht ky 30 përqindësh. Për ata që duan të ndihmojnë në ndërtimin e të ardhmes së vendit të tyre. Për ata që ndihmojnë të tjerët. Për ata që qëndrojnë aty, që edhe të tjerët të qëndrojnë.

Historitë multimediale u hulumtuan nga 14 gazetarë shqiptarë dhe gjermanë, në ekipe dykombëshe. Ata folën me të rinjtë shqiptarë për të ardhmen e tyre dhe prodhuan filma, foto dhe tekste. Ata prezantojnë shtatë të rinj shqiptarë të cilët janë të përkushtuar ndaj vendit të tyre dhe të ardhmes së gjeneratës së tyre.

Pse? Këtë j´ua tregojnë më mirë ata vetë.

Walter Glos

Konrad-Adenauer-Stiftung
Albanien

Anorte Linsmayer

Journalisten-Akademie
Konrad-Adenauer-Stiftung