Ekipi

Artikel auch verfügbar in: Deutsch

Një ekip prej 14 gazetarësh, shqiptarë dhe gjermanë, kaluan gati një javë në Pogradec, një qytet që ndodhet dy orë me makinë në Juglindje të kryeqytetit shqiptar, Tiranës. Detyra e tyre ishte: Të portretizonin të rinj që janë kundër eksodit te rinisë shqiptare. Shtatë ekipet dhe trajnerët e tyre na tregojnë se çfarë ndodhi gjatë hulumtimeve.

Në kërkim të një peshkatari të ri, i cili tregon për jetën në Liqenin e Ohrit Ariane Dreisbach (majtas) dhe Loneta Progni ishin njësoj të habitura nga mikpritja e njerëzve nga Pogradeci. Njëri kishte bukë të ngrohtë me ullinj, tjetri sardele të sapo peshkuara nga liqeni. Pasi gjetën të duhurin, ato habitën njëra-tjetrën. "Gjithmonë mendoja se gjermanët ishin të tërhequr", thotë Loneta. "Kjo nuk është aspak e vërtetë."

Sindi Braho dhe August Modersohn takuan një verëbërës të ri në një fshat pranë Pogradecit. Gjatë xhirimeve në vreshta ata nuk dëgjuan vetëm për traditën e verës në Shqipëri, por njohën gjithashtu edhe zakonet shqiptare. "Tani unë e di se gjyshet shqiptare dinë gjithçka", thotë August. Për shembull, çfarë kuptimi ka një lugë argjendi e lidhur në bistakun e rrushit. Një telefonate e shkurtër nga Sindi me gjyshen e saj: Ato janë të varura atje për të të mbrojtur nga fatkeqësitë.

Fatjana Kazani (majtas) dhe Eva Gemmer kanë takuar një grua që e ka bërë publike homoseksualitetin e saj në një transmetim të drejtpërdrejtë në një televizion shqiptar dhe që atëherë ajo angazhohet për të drejtat e të gjithë homoseksualëve në Shqipëri. Të dyja kanë mësuar përtej kësaj shumë gjëra që ato nuk do t'i harrojnë kurrë. Fatjana tani e di se si të mbijetojë dy orë në një furgon që lëkundet, pa të lindur dëshira të hidhesh nga dritarja: mbyll sytë, mos e mendo, mbaroi. Dhe Eva ka mësuar se si Fatjana ka 5327 ndjekës në Instagram. Eva ka ende punë përpara. Ajo ka 238.

Përplasja e dytë me Alesia Mansakun ishte pak shqetësuese për Johannes Drosdowskin. Të dy ishin takuar një natë më parë dhe tani Alesia përshëndeti partnerin e saj me një tundje energjike të kokës. "Sigurisht që në këtë moment ndihesh i refuzuar", thotë Johannes. Zgjati pak deri sa ai e kuptoi: Tundja e kokës majtas-djathtas do të thotë 'Jo' në shqip, ndërsa në gjermanisht 'Po'. Dhe çfarë mësoi Alesia nga Johannes? "Gjermanët e duan bukën e tyre. Ata kanë mbi 300 lloje të ndryshme! Kështu dëgjuan të dy jo vetëm historinë e një aktivisti mjedisor i cili dëshiron te ndërgjegjësojë bashkëkombësit në lidhje me trajtimin e mbeturinave. Tani ata e dinë, se mund ta kuptojnë njëri-tjetrin edhe nëse nuk i njohin traditat e një vendi tjetër.

Jenida Vladi (djathtas) nuk ka marrë nga Katharina Fiedler vetëm një sy për detajet, por mësoi që motivet më të bukura fshihen në qoshet më të papritura. Gjatë xhirimeve me një shqiptar të ri, i cili ndihmon vullnetarisht njerëzit e varfër të Pogradecit, ato folën edhe për punën e gazetarëve në Gjermani. " Në Gjermani mund të punosh si gazetare e lire dhe të vendosësh vetë për historitë që do të hulumtosh ", thotë Jenida. Dhe çfarë ka mbetur në kujtesën e Katerinës për Shqipërinë? "Është një vend emocionues dhe i shkëlqyer. Për fat të keq, shpesh qëndron nën potencialin e vet dhe e merr varfërinë si të mirëqenë".

Për Sirma Mollën ishte e qartë që para fillimit të workshop-it: Gjermanët janë të gjithë të ftohtë. Pas ditëve të hulumtimit të saj me Christoph Kürbel, ajo e përditësoi imazhin e saj: "Të gjithë janë miqësorë dhe të gatshëm për të ndihmuar". Në këmbim ajo i tregoi Christoph-it si dhe ku informohen të rinjtë në Shqipëri. "Shqiptarët komunikojnë shumë më tepër sesa gjermanët përmes mediave sociale ", thotë Christoph. Dhe kur e thotë ai këtë, kjo e ka një kuptim.

Për në vendin e tyre të hulumtimit Tina Srowig (majtas) dhe Ina Kila udhëtuan dy orë e gjysëm. Edhe pse janë vetëm 62 km, nga Pogradeci deri në fshatin e vogël në mal, ku takuan një punonjëse sociale. Gjatë rrugës për atje Tina mësoi një këshillë të rëndësishme, nëse në dimër doje të mbërrije i sigurt nëpërmes rrugëve malore gjithë gunga, kur bie borë duhet të udhëtosh me derën hapur. Nëse makina rrezikon të bjerë poshtë, kjo të jep mundësinë të hidhesh në kohë.
Edhe Ina ishte shumë impresionuar nga rrugëtimi i saj. Të punoje bashkë me Tinën ishte një përvojë shumë e bukur. “Ne u kuptuam symbylltazi. Nëse nuk më kujohej një fjalë në anglisht, ajo e dinte menjëherë se çfarë doja të thoja”. Por natyrisht që Tina nuk mund ta lerë pa e kthyer mbrapsht një kompiment të tillë: „Ina ka një talent të madh, ti bëjë njerëzit për vete, sepse është shumë e hapur dhe e hareshme“. Tingëllon si një punë e bukur në skuadër.